Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Bursat studimi të ofruara nga Qeveria italiane për studentët e huaj dhe italianë që banojnë jashtë vendit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron bursa studimi për studentët e huaj dhe italianë me banim jashtë vendit (IRE) për Vitin Akademik 2024-2025, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit në fushën kulturore, shkencore dhe teknologjike, projeksionin e sistemit ekonomik të Italisë në botë dhe përhapjen e njohurive të gjuhës dhe kulturës italiane (Ref. Ligji 288/55 dhe ndryshimet dhe modifikimet e mëvonshme).

Bursa mbulon vetëm ndjekjen e studimeve në territorin italian.

Thirrja dhe lista e Shteteve përfituese (përfshirë Kosovën) gjenden në faqen e mëposhtme: https://studyinitaly.esteri.it/ListaBandi.

Kandidatët mund të aplikojnë vetëm përmes portalit “Study in Italy”.

Aplikimet online duhet të mbërrijnë patjetër, me 14 qershor 2024, brenda orës 14:00 (me orën italiane).

______

Perditësuar

 

(Publikuar me 16.05.2024. Perditësuar me  18.06.2024)