Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (Drejtoria e Përgjithshme për Evropë dhe Politika të Tregtisë Ndërkombëtare-DGUE) ka publikuar një thirrje (Bando Balcani) për realizimin e projekteve që kanë për qëllim të lejojnë pjesëmarrjen italiane në nisma për paqen dhe humanitare në nivel ndërkombëtar dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Grantet jepen për propozimet e nismave që lidhen me fushat e mëposhtme tematike, në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi):
a) konsolidimi i institucioneve demokratike dhe mbështetja për proceset e pajtimit kombëtar dhe rajonal, fuqizimi i procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe promovimi i integrimit evropian, parandalimi i terrorizmit dhe ekstremizmit, reforma në sektorin e drejtësisë dhe sistemet zgjedhore, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
b) përfshirja dhe vlerësimi i gjeneratave të reja, grave dhe pakicave kombëtare në proceset e pajtimit rajonal dhe integrimit në BE;
c) forcimi i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;
d) promovimi i përhapjes dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.
Nismat e propozuara mund të jenë bilaterale ose rajonale.
Shuma financiare në dispozicion është 240.000 euro. Çdo propozim i përzgjedhur mund të përfitojë një kontribut që nuk tejkalon përqindjen prej 90% të shumës së përgjithshme të kostove të nevojshme për realizimin e aktiviteteve të propozuara dhe në çdo rast për një shumë maksimale prej 30,000 eurosh.
Paraqitja e propozimeve nga subjekte private që kanë selinë e tyre ligjore në Itali ose në një tjetër vend të Bashkimit Evropian bëhet ekskluzivisht përmes postës elektronike të certifikuar në adresën dgue.adriatico-balcani@cert.esteri.it dhe njëkohësisht në bandobalcani@esteri.it. Në tutullin (subject) e email-it që dërgohet, duhet të shkruhet: “REF. Bando Balcani 2024” dhe emri i entit propozues.
Për subjektet që kanë selinë e tyre ligjore në një vend jashtë BE-së, aplikimi paraqitet vetëm përmes Përfaqësisë Diplomatike italiane kompetente për territorin. Konkretisht, subjektet që kanë selinë e tyre të regjistruar në Kosovë , aplikimet (me të gjitha dokumentet dhe deklaratat) duhet të dërgohen vetë në mënyrë digjitale në email-in segreteria.pristina@esteri.it, me titullin “REF. Balkan Call 2024 – Emri i entit propozues”, deri në orën 12:00 të datës 30 shtator 2024, sipas orës së Romës. Vlefshmëria bazohet në datën dhe orën e marrjes së mesazhit të postës elektronike.
Çdo pyetje në lidhje me këtë procedurë mund të drejtohet vetëm me shkrim, në adresën dgue.adriatico-balcani@cert.esteri.it dhe njëkohësisht në bandobalcani@esteri.it duke shkruar në tutillin (subject) e email-it që dërgohet REF. Balkan Call 2024 – QUESTIONS”, deri më 23 shtator 2024, ora 12.00.
Të gjitha detajet gjenden si me poshtë:
- Bando Balcani 2024 (IT, EN)
- Shtojca A – Aplikimi për grant (IT, EN)
- Shtojca A1 Formulari i Aplikimit
- Shtojca A2 – Buxheti
- Shtojca B – Vetëdeklarim për kopje të vërtetuar të origjinalit (IT, EN)
- Shtojca C – Deklaratë e përputhshmërisë me dokumentet origjinale (IT, EN)
- Shtojca D – Deklaratë e shpenzimeve të projektit (IT, EN)