Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ka kënaqësinë të njoftojë shpalljen e konkursit për çmimet e bashkëpunimit në shkencë dhe inovacion teknologjik, të cilat përfshijnë:
1. “Science, She Says!”, në edicionin e tretë, jep çmim për pesë shkencëtare të reja (jo italiane), nën 40 vjeç, nga pesë rajone të ndryshme gjeografike (Afrika dhe Lindja e Mesme; Azia dhe Paqësori; Evropa; Amerika Qendrore dhe Jugore; Amerika e Veriut). Çmimi ndahet për një shkencëtare nga çdo rajon i përmendur. Aplikimet duhet të bëhen nga shkencëtare të shquara që mbajnë pozicione udhëheqëse në Akademi Shkencore, Universitet, Institucion Kërkimi ose Departament Shkence dhe Teknologjie të qeverisë së vendit ku punon kandidatja.
Më shumë informacione për kandidatet dhe nominuesit, përfshirë formularin e aplikimit, mund të gjeni në linkun e bashkangjitur (Science_She_Says 2025).
2. “Çmimi për Bashkëpunim Shkencor Bilateral Italian”, në edicionin e tetë, ka për qëllim të nderojë punën e një shkencëtareje italiane të nivelit të lartë, që aktualisht është aktive në Kosovë, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në avancimin e bashkëpunimit shkencor bilateral në çdo fushë të shkencës dhe teknologjisë.
Më shumë informacione për pjesëmarrjen, ju lutemi të lexoni me kujdes linkun e bashkangjitur (Çmimi për Bashkëpunim Shkencor Bilateral Italian 2025).
3. Çmimi “Inovacioni që flet Italisht” ka për qëllim të nderojë themeluesit (shtetas italianë) e Startup-eve teknologjike që operojnë në Kosovë për kontributin në themelimin e Startup-eve inovative dhe teknologjike.
Më shumë informacione për pjesëmarrjen, ju lutemi të lexoni me kujdes linkun e bashkangjitur (Çmimi Inovacioni që flet Italisht 2025).
Afati për dorëzimin e aplikimeve për secilin nga këto tre çmime është 17 janar 2025.
UDHËZIME PËR KANDIDATËT DHE NOMINUESIT: