Më 18 shkurt rifillojnë kurset e italishtes në Qendrën e Gjuhëve të Universitetit të Prishtinës, të hapura edhe për ata që nuk janë studentë.
Pasi të regjistrohen, kërkohet ndjekje e rregullt e kurseve. Falë mbështetjes së Ambasadës së Italisë në Prishtinë, pjesëmarrja në kurse është falas. Megjithatë, parashikohet një tarifë regjistrimi prej 5 Eurosh për semestër.
Kurset në Qendrën e Gjuhëve të UP-së, me kohëzgjatje prej dy orësh në javë, do të zhvillohen sipas orarit të mëposhtëm:
- Fillestarë me njohuri bazë (A1) – të martën nga ora 16:30 – 18:30 ose të mërkurën nga ora 15:00 – 17:00
- Elementar (A2) – të mërkurën nga ora 17:30 – 19:30
- I avancuar (B2-C1) – të enjten nga ora 17:30 – 19:30
Për studentët e rinj: Për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të ndihmuar në zgjedhjen e kursit më të përshtatshëm, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin informues, që do të mbahet në Qendrën e Gjuhëve të UP-së të enjten, më 13 shkurt, nga ora 17:00 deri në 17:30 (Fakulteti i Filologjisë, kati përdhes, pranë sekretarië së Matematikës).
Për ata që kanë ndjekur semestrin dimëror: Ju lutemi plotësoni këtë formular.
NB: Këtë semestër nuk do të ofrohen kurse për fillestarë absolutë. Ata që nuk kanë njohuri bazë të gramatikës dhe leksikut ftohen të regjistrohen në kurset e reja që do të nisin në tetor.