Njohja e diplomës
Titujt e huaj të studimit nuk njihen automatikisht në Itali.
Shtetasit e huaj që interesohen për njohjen e titullit (“equipollenza”) të fituar në Kosovë mund të paraqesin kërkesë pranë autoriteteve kompetente në Itali (Ministri, Universitete).
Deklarata e vlefshmërisë
“Deklarata e Vlefshmërisë” është dokument që vërteton vlerën e një titulli studimi apo profesional të përfunduar në një sistem arsimor të ndryshëm nga ai italian. Ky dokument hartohet në gjuhën italiane dhe lëshohet nga përfaqësitë diplomatike italiane jashtë vendit (Ambasada/Konsullata), sipas kompetencës territoriale.
Kriteret për të kërkuar Deklaratën e Vlefshmërisë
Deklarata e Vlefshmërisë mund të kërkohet në Sportelin e Zyrës Konsullore të Ambasadës, personalisht nga i interesuari, pasi të ketë caktuar terminin OnLine.
Për kërkesën e Deklaratës së vlefshmërisë duhen paraqitur dokumentet e mëposhtme.
1. Kërkesën e plotësuar, bashkë me fotokopjen e një dokumenti identifikimi të vlefshëm, të personit të interesuar (pasaportë/letërnjoftim). Nëse i interesuari nuk është i pranishëm në territorin e Kosovës dhe nuk mund të paraqitet personalisht në sportel, duhet të plotësojë vetë kërkesën e mësipërme në çdo pjesë duke shënuar të dhënat e plota dhe numrin e telefonit të personit që mund të dorëzojë/tërheqë dokumentacionin e tij/saj. Në këtë rast, ju lutemi të bashkëngjitni fotokopjen e një dokumenti identifikimi të personit të autorizuar (pasaportë/letërnjoftim). Kërkesa origjinale, duhet t’i dërgohet personit të autorizuar për t’u paraqitur në sportel.
2. Titulli i studimit për të cilin kërkohet Deklarat e Vlefshmërisë:
a. diplomë origjinale e shkollës së mesme e perkthyer italisht dhe me vulë Apostille;
b. diplomë origjinale universitare e perkthyer italisht dhe me vulë Apostille
Dokumentacioni origjinal duhet të përfshijë një fotokopje të plotë dhe të qartë të të gjithë materialit, përfshirë faqet me vula.
Në rast se Deklarata e Vlefshmërisë kërkohet për arsye studimi:
a. vazhdim studimesh shkollore e universitare;
b. regjistrim në universitetet italiane;
Dokumentacioni duhet të përbëhet nga dokumente që vërtetojnë këtë arsye, regjistrim me kusht në institucionin shkollor/universitar; regjistrim/faturë pagese për regjistrim dhe/ose kësti i parë, në mënyrë që të lëshohet falas.
Në rastet kur deklarata e vlefshmërisë kërkohet për arsye të paspecifikuara, lëshimi i saj bëhet me pagesë sipas detyrimeve konsullore.
Për lëshimin e deklaratës së vlefshmërisë, Ambasada e Italisë mund të shfrytëzojë 60 ditët e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky afat do të shtyhet nëse kjo Zyrë e sheh të nevojshme të kryejë verifikime pranë autoriteteve vendore kompetente. Kërkuesi do të njoftohet për këtë shtyrje afati.