Më 31 janar 2016, në Romë u mbajt Forumi Ekonomik ndërmjet Italisë dhe Kosovës, organizuar nga ICE – Agjencia Italiane e Tregtisë dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrië e Republikës së Kosovës.
Nga pala italiane morën pjesë, ndër të tjerë, Zv/Ministri i Tregtisë së Jashtme i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ivan Scalfarotto dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë ICE, Piergiorgio Borgogelli.
Delegacioni i Kosovës pëbëhej nga Kryeministri, z. Isa Mustafa, Kryetari i Kuvendit, z Kadri Veseli, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Ministri i Financave, Avdulla Hoti dhe nga Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi. Forumi, ku morën pjesë më shumë se 70 kompani italiane dhe më shumë se 20 kompanive kosovare, ishte edhe një rast i mirë për shumë takime të dobishme, si në nivel B2B, poashtu edhe me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve është vazhduar edhe Memorandumi dyvjeçar i bashkëpunimit mes Agjencisë ICE dhe Odës Ekonomike të Kosovës, që synon në mënyrë të veçantë forcimin bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, zhvillimin e partneritetit mes kompanive te të dy vendeve dhe shkëmbimin e informacionionve të dobishme mbi aktivitetet e biznesit.