Ambasadori Sardi, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të Miqësisë me Italinë, të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim, Kryetari grupit, z. Armend Zemaj, theksoi marrëdhëniet shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe rëndësinë e diplomacisë parlamentare në këtë kontekst, duke pasë parasysh faktin se Italia dhe Kosova janë republika parlamentare. Z. Zemaj informoi Ambasadorin mbi aktivitetet që grupi i miqësisë parlamentare ka për synim t’i realizojë, duke vënë në pah se në këtë grup janë të përfaqësuara të gjitha forcat politike të pranishme në Kuvendin e Kosovës.
Nga ana e tij, Ambasadori Sardi, duke falenderuar deputetët e grupit për interesimin e tyre në marrëdhëniet e miqësisë dypalëshe me Italinë, njëherit i informoi se një grup i ngjashëm i miqësisë me vendet e Evropës Juglindore dhe Kosovës është formuar në Parlamentin italian, si dhe ka përsëritur rëndësinë e njëjtë që pala italiane u jep marrëdhënieve dypalëshe ndërparlamentare, edhe në kuadër të përspektivës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.