Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ekspozita “Dialog mes artistësh nga Italia në Kosovë”, në kuadër të Javës Evropiane për Zhvillim të Qëndrueshëm në Prishtinë

Me 28 maj 2018, në restorantin “Dicka zihet Po në Prishtinë, u hap ekspozita “Objektivat e zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030 – Dialog mes artistësh nga Italia në Kosovë”, nën kujdesin e Qendrës Friulane të Arteve Palstike të Udines dhe me bashkëpunimin e kompanisë Gacaferri dhe Sheshi 21.

Ekspozita, e hapur në edicionin e vitit 2018 të Javës Evropiane për Zhvillim të Qëndrueshëm është gjithashtu pjesë e një dialogu kulturor dhe artistik mes Italisë dhe Kosovës, e filluar me një ekspozitë në Pejë në vjeshtën e vitit 2016. Ekspozita përmban 17 vepra arti të artistëve italianë që kujtojnë dhe formësojnë 17 objektivat e Axhendës 2030 të hartuar nga OKB-ja. Qëllimi i ekspozitës është vetëdijësimi i qytetarëve kosovarë dhe institucioneve të tyre për të ndjekur këto objektiva.

Në hapje, Ambasadori Piero Sardi dhe kuratori i ekspozitës, Ark. Michele Gortan nga CFAP, spjeguan qëllimet e ekspozitës, rëndësinë e Axhendës 2030 dhe bashkëpunimit kulturor në këtë aspekt.

Më 30 maj veprat e artit u vendosen në Hotel Emerald në Prishtinë, me rastin e hapjes të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Prishtinë, e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Zyra e BE-së në Prishtinë, GIZ dhe KOSID (Shoqëria Civile e Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm).

Ekspozita u vizitua nga personalitete të ndryshme të Vendit, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj.