Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Konferenca online “Reclaiming Time: Women, Peace, Security and Justice Agenda in Kosovo and Beyond”

Sot, u mbajt online konferenca “Reclaiming Time: Women, Peace, Security and Justice Agenda in Kosovo and Beyond”, me të cilën u lansua Antena kosovare e Rrjetit të Grave Ndërmjetësuese Mesdhetare (MWMN).

Ngjarja u organizua nga MWMN dhe Gratë në Sigurinë Ndërkombëtare (WIIS) – Itali me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, me rastin 20 vjetorit të Rezolutës 1325 mbi “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

Ngjarja u prezantua nga Zëvendës Ministrja Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Marina Sereni, nga Shefja e Sekretariatit të MWMN, Irene Fellin, dhe nga ish Zëvendës Kryeministrja e Kosovës dhe Kryetarja e Lobit Rajonal të Grave në Evropën Juglindore, Edita Tahiri, e cila është edhe anëtare e antenës kosovare të MWMN.

Mysafirja e nderit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes dhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu, hapi konferencën me një fjalim kryesor e pasuar nga dy panele kushtuar temave “Advancing the WPS agenda 20 years after the adoption of UNSCR 1325” e “ Women’s perspectives on peace processes and gender inclusive peace agreements”.

Panelin e parë e drejtoi Jeta Krasniqi, anëtare e antenës kosovare të MWMN dhe Menaxhere e Programit të Institutit Demokratik të Kosovës. Morën pjesë: Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Teuta Sahatqija; Shefja e Zyrës i UN Women në Kosovë, Vlora Nushi; Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë Kosovare për Barazi Gjinore, Edi Gusia; Presidentja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Ariana Qosaj.

Panelin e dytë, e drejtoi Prof. Linda Gusia e Universitetit të Prishtinës, anëtare e degës kosovare të MWMN, me pjesëmarrjen e ish Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga; deputetës kosovare Mimoza Kusari; Prof. Nita Luci nga Universiteti i Prishtinës dhe nga Drejtoreshës Ekzekutive të CIVIKOS Donika Emini.

MWMN është një nismë e përuruar dhe promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë, në bashkëpunim me Institutin për Çështje Ndërkombëtare (IAI) dhe Women in International Security Italy, si dhe ka për qëllim të rrisë kontributin e grave në nismat paqeruajtëse dhe lehtësimin e caktimit të pozitave të grave ndërmjetësuese në nivelin lokal dhe ndërkombëtar. Për më shumë informacione: https://womenmediators.net.