Italia synon ta sjellë Kosovën më afër kulturës dhe sipërmarrjes italiane, me synim integrimin e saj evropian. Kështu deklaroi ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, duke folur në konferencën kombëtare që po zhvillohet në Trieste “Italia dhe Ballkani Perëndimor: Rritja dhe Integrimi”. Italia është partneri i pestë tregtar i Kosovës dhe e ndjek këtë qëllim të përafrimit “duke shfrytëzuar pikat e forta kulturore dhe imazhin e një vendi ku inovacioni, teknologjia dhe cilësia e Made in Italy mund të bëjnë dallimin”. Shtylla e parë, për Ambasadorin De Riu është ajo e diplomacisë ekonomike. “Forumi i Biznesit i deklaruar nga ministri Tajani do të jetë një mundësi e rëndësishme që kompanitë tona të kontaktojnë me homologët vendas në sektorët e mobilieve të drurit, agro-ushqimore, përpunimin e metaleve dhe plastikës, tekstilit, teknologjisë së gjelbër dhe të ndërtimit”. Në të njëjtën mënyrë shkojnë “Green innovation days” nismë e promovuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë për të “bashkuar kompanitë dhe institucionet kërkimore italiane dhe kosovare dhe për të kontribuar në tranzicionin ekologjik”, shpjegoi diplomati.