Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Edukimi në fëmijërinë e hershme: praktika të mira dhe rrugë inovative në aksin Itali-Kosovë

1
La Ministra Nagavci e l'Ambasciatore De Riu

Sot, në Prishtinë u mbajt ceremonia e mbylljes së PEDAKOS “Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën”, realizuar nga OJQ-ja italiane Volontari nel Mondo RTM (RTM) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës (MASHTI).

Të pranishëm ishin Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, dhe Ministrja e Arsimit në Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci.

“Edukimi në fëmijërinë e hershme është themeli për rritjen e fëmijëve, duke ofruar bazën për të mësuarit gjatë gjithë jetës si dhe zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale. Prandaj investimi në këtë sektor do të thotë të ndërtosh një shoqëri më të mirë. Një objektiv që Ne Italia kemi vendosur është ai që ta mbështesim, në sinergji të ngushtë me autoritetet kosovare, këto përvoja të Qasjes Reggio Emilia, ekselencë kjo e njohur ndërkombëtarisht në fushën e edukimit të hershëm të fëmijërisë”, deklaroi ambasadori De Riu në fjalimin e tij.

PEDAKOS është një program shumëvjeçar (2019-2023), i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) për një vlerë prej pak më pak se 1 milion euro, i cili ka kontribuar në rritjen e ndjeshme të cilësisë së shërbimeve edukative për fëmijërinë e hershme të Kosovës, përmes shkëmbimit me ekselencën italiane të përfaqësuar nga sistemi edukativ i Reggio Emilia.

“PEDAKOS ishte një rrugëtim që ne si Ministri donim ta ndiqnim bashkë me të gjithë partnerët e tjerë italianë dhe kosovarë. Edukimi në fëmijërinë e hershme është një prioritet i qeverisë sonë. Synimi ynë është që në të ardhmen të vazhdojmë shkëmbimin e nisur me sistemin edukativ të Reggio Emilia”- tha Ministrja Nagavci në fjalën e saj.

“Ngjarja e sotme paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të shkëmbyer praktikat e mira dhe përvojat inovative të prezantuara falë PEDAKOS-it me botën edukative kosovare. Një ndërhyrje përfundon me këtë projekt, por jo përkushtimi ynë për të mbështetur institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile për arritjen e edukimit cilësor në fëmijërinë e hershme për të gjithë” – theksoi Francesco Gradari – Menaxher i RTM-së për Ballkanin Perëndimor.

PEDAKOS u krijua nga RTM dhe MASHTI në bashkëpunim me një audiencë të gjerë dhe të kualifikuar të subjekteve të fushes se edukimit.

Nga ana italiane, Komuna Reggio Emilia – Institucioni dhe Institucionet Parashkollore, dhe Ҫerdhet e Fëmijëve, Fondacioni Reggio Children- Qendra Loris Malaguzzi, Reggio Children Srl dhe Fondacioni E-35.

Nga ana kosovare, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës, OJQ Childproof, Agjencia për Shërbime Sociale-Edukative Shpresa e Jetes dhe Institucioni Parashkollor Botanika.

Përfaqësuesja e AICS në Ballkanin Perëndimor Stefania Vizzaccaro, ne fjalimin e saj theksoj se, “iniciativa PEDAKOS jo vetëm që përafron dhe mbështet prioritetet e treguara në Planin Strategjik në Arsimit Kosovar 2017-2022 dhe 2022-2027, në të cilin identifikohet qartë edukimi i hershëm si prioritet kombëtar. Objektivat dhe rezultatet e marra nga PEDAKOS-i kontribuojnë në promovimin e edukimit adekuat si një mjet për promovimin e përfshirjes sociale, një çështje veçanërisht e dashur për Koperacionin Italian. Një element i dytë për të cilin ky projekt është çmuar dhe vlerësuar lart për vendin, është trajnimi i ofruar për edhkatoret të cilët kanë mundur të përfitojnë drejtpërdrejt nga ekspertët italianë dhe nga praktikat tona më të mira të edukimit parashkollor.»

Në fund të eventit u inaugurua ekspozita udhëtuese “Biçikleta Fantastike”, një koleksion punimesh dhe mendimesh mbi materialet e ripërdorura nga fëmijët që frekuentojnë 15 kopshte ​​pilote të Projektit PEDAKOS.

Ekspozita do të jetë e hapur nga data 6 deri më 13 Shkurt në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe data 13 Shkurt deri më 13 Mars në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Edukimit.