Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

De Riu në RTK: “Masat e BE-së të kthyeshme, të menduara për të inkurajuar deeskalimin. Kthim i menjëhershëm në Dialog”

Masat e vendosura nga BE-ja janë të kthyeshme dhe të menduara për të inkurajuar të dyja qeveritë, të Beogradit dhe të Prishtinës, për të zbatuar atë që është rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve. Kështu ka deklaruar Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu, lidhur me masat që Brukseli ka marrë për të zbatuar ndaj Kosovës. “Këto masa janë marrë për të inkurajuar palët që të respektojnë angazhimet e tyre. Në rastin e Kosovës është thelbësore që ajo të angazhohet për de-eskalim, me shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri dhe kthimin në tryezën e negociatave”, tha De Riu. Ambasadori dje ishte për vizitë në transmetuesin publik “RTK”, ku pati një takim me Drejtorin e Përgjithshëm. Në një deklaratë të bërë për gazetarët gjatë vizitës, De Riu saktësoi se pasi Kosova do të ketë ndërmarrë hapa drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nëse Serbia nuk i mban zotimet e saj, atëherë edhe Bashkimi Evropian mund të marrë masa edhe kundër Serbisë. Në fund, Ambasadori përsëriti kërkesën e tij për uljen e tensioneve në veri, sipas planit të përcaktuar nga Brukseli.

Shiko kroniken në RTK