Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookies.

Takimi me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Vendimet duhet të zbatohen plotësisht”

cc3

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu dhe Zëvendës Ambasadori i Francës,  François Cyprien janë takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani.

Gjatë takimit, diplomatet ritheksuan rëndësinë që BE i jep rolit themelor të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e supremacisë së Kushtetutës dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore në të.

Ambasadorët theksuan se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimet dhe presionet politike, “për të mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të.”

Në qendër të takimit ishte edhe nevoja që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe të zbatohen plotësisht, përfshirë edhe Aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për rastin e Manastirit të Deçanit.