Nga data 18 deri më 24 nëntor 2024, në Kosovë do të zhvillohet edicioni i nëntë i “Javës së Kuzhinës Italiane në Botë” (SCIM 2024), që këtë vit fokusohet në temën: “Dieta Mesdhetare dhe Kuzhina e Rrënjëve: Shëndet dhe Traditë”, organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë ICE në Tiranë.
Qëllimi i kësaj nisme është të promovojë kuzhinën italiane, duke theksuar rrënjët e saj tradicionale dhe rolin thelbësor të Dietës Mesdhetare në promovimin e një stili jetese të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
Për SCIM 2024, në Kosovë do të jenë të ftuar profesorë dhe studentë nga Instituti Profesional “Domenico Modugno” nga Polignano a Mare, një institucion i shquar në fushën e enogastronomisë.
Falë kontributit të tyre të çmuar, do të ofrojmë një javë të pasur me përvoja kulinare dhe trajnuese që vlerësojnë Dietën Mesdhetare dhe kuzhinën tradicionale italiane si një model ushqimor të shëndetshëm dhe të zbatueshëm në kontekste të ndryshme.
Gjatë javës, janë planifikuar dy darka gala me ftesa: më 18 nëntor në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë dhe më 20 nëntor në Hotel Dukagjini në Pejë.
file rouge e të dy darkave do të jetë theksimi i origjinave të përbashkëta të kuzhinës tradicionale italiane dhe arbëreshe. Në fakt, menytë e propozuara dhe të realizuara nga Instituti “Domenico Modugno” do të paraqesin pjata tradicionale të kuzhinës italiane, të pasuruara me elemente të kuzhinës tipike të komunitetit arbëresh të mirërrënjosur me histori të gjatë dhe i shumtë në Itali, veçanërisht në rajonet e Jugut.
Darka gala që do të mbahet në Pejë do të shoqërohet nga një degustim i gjerë verërash italiane, i organizuar nga Agjencia ICE dhe Shoqata Italiane e Somelierëve (AIS)- Club Albania.
Do të organizohen gjithashtu dy “show cooking” të hapura për publikun në dy qendrat më të mëdha tregtare të Prishtinës (Albi Mall më 19 nëntor dhe Prishtina Mall më 23 nëntor), ku profesorët dhe studentët e “Domenico Modugno” do të prezantojnë pjata të para tradicionale të kuzhinës italiane. Më 22 nëntor, një tjetër “show cooking” do të mbahet në selinë e kompanisë “Frigo Deluxe”, e specializuar në pajisje për gastronomi, e dedikuar për një publik profesional.
Nuk do të mungojë as trajnimet dedikuar temës së aktivitetit, përmes një konference në Universitetin UBT në Prishtinë me temë: “Nutraceutika dhe Gastroceutica: Aleatë për një format të ri të ofrimit të ushqimeve dhe pijeve – Ristoceutica”, që do të mbahet nga Prof. Innocente Galluzzi i “Domenico Modugno”. Pas konferencës, do të mbahet një demonstrim gastronomik me përgatitjen e “Cialedda Pugliese 2.0.”
Për të tretin vit radhazi, gjatë gjithë “Javës,” disa restorante të përzgjedhura në Prishtinë do të ofrojnë meny speciale të kuzhinës italiane me çmim fiks prej 10 eurosh. Këtë vit, numri i restoranteve pjesëmarrëse është rritur në 17: (Bagolina; Capvin13; Delish-Telinda; Don Napoletano; Extrafish Pejton; Fishop; Il Gusto ristorante italiano; Jana Napoletana; La Napoletana; L’antica pizzeria da Michele; Pastatore; Perla ristorante; Ponte Vecchio; Rita’s; Sette Ristorante Italiano; Sospiro ristorante; Tutto Vino).
Ju ftojmë të ndiqni në rrjetet tona sociale aktivitetet e Javës së Kuzhinës Italiane në Botë – #SCIM2024.
Në bashkëngjitje gjeni programin e aktiviteteve të organizuara në Kosovë.