Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookies.

Konferenca e Ambasadorëve italianë, De Riu: «Në Kosovë ka mundësi investimi për kompanitë tona»

“Italia në Prishtinë mbështet planin e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje që synon normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës, por roli ynë është gjithashtu i rëndësishëm në kuadër të misionit të NATO-s që Vendi ynë e ka udhëhequr 13 herë nga 27, me kontingjent ushtarak prej 800 trupash”. Kështu deklaroi Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu, në kuadër e takimit vjetor të ambasadorëve italianë, në Ministrinë e Punëve të Jashme. “Ky është kontributi i madh edhe në aspektin e burimeve, që Italia i kushton paqes dhe stabilitetit në këtë zonë problematike të Ballkanit”, theksoi ai. Po ashtu, nga pikëpamja ekonomike, Italia “është një nga partnerët kryesorë të Kosovës, por edhe falë aktivizmit të ripërtërirë të paralajmëruar nga ministri Tajani synohet të përshpejtohen marrëdhëniet ekonomike mes dy Vendeve, të inkurajohen dhe të forcohen interesat e kompanive”. “Detyra ime – shtoi ai – është të bind sipërmarrësit tanë që të vijnë në Kosovë, një zonë e cila gjithmonë është konsideruar problematike, por që ka mundësi të mira”.