Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, me rastin e gjashtëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një letër urimi homologes së tij, Vjosa Osmani Sadriu.
Sfidat gjeopolitike me të cilat po përballet kontinenti ynë në këtë moment historik, kërkojnë një shtysë të përtërirë për projektin evropian, i cili nuk mund të injorojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të Italisë”, ka shkruar Mattarella.
Letra gjithashtu përfshin një referencë për reformat dhe Dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Brukseli. “Që qëllimi i BE-së të kurorëzohet me suksesin e dëshiruar, nevojiten përpjekje të reja dhe konstruktive në drejtim të reformave dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”.
Në mbyllje, angazhimi i ripërtërirë i Romës për të mbështetur Prishtinën. “Duke konfirmuar se Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës në konsolidimin e institucioneve të saj demokratike dhe sigurinë e saj – edhe përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it – ju shpreh edhe njëherë urimet më të ngrohta për mirëqenie tuaj dhe prosperitetin e popullin mik kosovar”, shtoi Mattarella.