Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vize për rihyrje në territorin kombëtar

Kjo vizë i lejon rihyrjen në Itali personit me banim të rregullt Itali, që aktualisht gjendet në Kosovë dhe që:

– ka humbur lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno/carta di soggiorno) ;

– është në pritje të lëshimit/vazhdimit të lejes së qëndrimit (shih detajet e më poshtë):

Secili banor i Kosovës që kërkon vizë për rihyrje në Itali duhet të paraqitet personalisht pranë Sportelit të vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në ditën e orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e aplikimit për vizë” të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja të mëdha shtypi, me dy fotografi sipas standardit ICAO.

Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:

1. Pasaporta ose dokument udhëtimi me afat vlefshmërie deri në 180 ditë;

2. Fotokopja e lejes së qëndrimit në Itali ose e vizës, në bazë të së cilës është kërkuar lëshimi i lejes së qëndrimit;

3. Fotokopja e kërkesës për lëshimin/vazhdimin e lejes së qëndrimit në Stacionin e Policisë (Questura);

4. Në rast të vjedhjes/humbjes së lejes së qëndrimit, kopja raportit të policisë, e përkthyer italisht nga një përkthyes i njohur nga kjo Ambasadë.

Kushtet e përgjithshme për rihyrje: Rikthimi në territorin italian nuk parasheh asnjë udhëtim tranzit në hapësirën Schengen; rikthimi, mund të bëhet edhe në pika kufitare kombëtare të ndryshme nga pika kufitare e daljes.