Viza për mision i lejon hyrjen në Itali personit që punon për administratën publike vendore, ente publike ose organizata ndërkombëtare dhe që udhëton për arsye të lidhura me funksionin politik, qeveritar ose publik.
Shtetasit e vendeve të treta që banojnë në Kosovë, të cilëve u kërkohet vizë për të hyrë në Itali për mision me qëndrim të shkurtër, si dhe shtetasit e Kosovës që kanë nevojë për vizë për mision me qëndrim të gjatë, duhet të dorëzojnë personalisht kërkesën e tyre për vizë në Sportelin e vizave të Ambasadës Italiane në Prishtinë, në datën dhe orën e caktuar. Ata duhet të paraqesin tek personeli përgjegjës “formularin e kërkesës për vizë”, me një fotografi sipas standardeve ICAO, të plotësuar në të gjitha pjesët me shkronja të mëdha.
Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme me një kopje të tyre:
- Pasaporta, e vlefshme për të paktën 3 muaj pas skadimit të vizës së kërkuar;
- Formulari për vizë: për qëndrim deri në 90 ditë, duhet të aplikoni për vizë vetëm nëse është e nevojshme. Mund të verifikoni nëse është e detyrueshme në faqen Viza për Itali. Në këtë rast, duhet të plotësohet formulari për vizën e llojit C, së bashku me rezervimin e fluturimit (biletë kthimi) dhe sigurimin shëndetësor. Për qëndrime më të gjata se 90 ditë, kërkohet formulari për vizën e llojit D. Të dy formularët janë gjithashtu në dispozicion falas në hyrje të Ambasadës:
- Kërkesa zyrtare nga organizata qeveritarë italian ose organizata ndërkombëtare me seli në Italinë të cilën saktësohet si në vijim:
- qëllimi i vizitës së personit të ftuar;
- data e fillimit dhe kohëzgjatja e tij;
- adresa e qëndrimit në Itali.
- Dokumentet që vërtetojnë qëllimin zyrtar të udhëtimit: Nota Verbale, e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, (nëse personi i ftuar është zyrtar i Presidencës, Kuvendit ose Qeverisë së Republikës së Kosovës) ose vërtetim i lëshuar nga drejtori ekzekutiv (nëse personi i ftuar është zyrtar organizmave tjerë qeveritarë ose organizatave ndërkombëtare);
- Dokumentet që vërtetojnë mjetet e transportit: bileta ose rezervimi vajtje/ardhje ose fotokopje e dokumenteve të automjetit, nëse udhëtohet me veturë;
- Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Schengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital, riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30,000 Euro.