Viza për studim lejon hyrjen në Itali, për qëndrim afatshkurtër ose afatgjatë, për aktivitete studimore, trajnime profesionale ose aktivitete praktike.
Secili banor i Kosovës që kërkon vizë hyrëse në Itali për studim duhet të paraqitet personalisht pranë Sportelit të vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në ditën e orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e aplikimit për vizë”, të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja të mëdha shtypi, me dy fotografi sipas standardit ICAO.
Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:
1. Formulari për vizë C (nëse studimet zgjasin më pak se 90 ditë: rezervimi i biletës (vajtje-ardhje + sigurimi shëndetësor) ose formulari për vizë D (nëse studimet zgjasin më shumë se 90 ditë). Formularët merren falas në hyrje të Ambasadës.
2. Letra e regjistrimit në universitetin italian e dërguar me e-mail nga universiteti në adresën: visti.pristina@esteri.it + një kopje e shtypur nga pala e interesuar;
3. Në rast të mungesës së bursës, duhet të dëshmohen mjetet financiare të nevojshme për qëndrim në Itali. Në rast të mungesës së mjeteve financiare, nevojitet deklarata e noterizuar (nëse dokumenti origjinal nuk është në gjuhën angleze ose italiane, atëherë duhet të përkthehet në gjuhën italiane nga një përkthyes gjyqësor, i njohur nga kjo Ambasadë) e personit që i mbulon shpenzimet për studentin, së cilës i bashkëngjiten:
– kopja e kontratës së punës(nëse dokumenti origjinal nuk është në gjuhën angleze ose italiane, atëherë duhet të përkthehet në gjuhën italiane nga një përkthyes gjyqësor, i njohur nga kjo Ambasadë) ose certifikata e biznesit (kosovar) nëse ka aktivitet biznesor.
4. Banimi. Letra nga universiteti që konfirmon se studenti do të banojë në strukturën universitare ose një deklaratë e mikpritjes apo rezervim i hotelit nëse është në pritje të banimit në strukturën universitare (nëse kjo thuhet në letrën e universitetit).
5. Diploma e universitetit kosovar (e vulosur nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit të Kosovës (origjinali nevojitet vetëm për t’u parë nga Ambasada).Nëse dokumenti origjinal nuk është në gjuhën angleze ose italiane, atëherë duhet të përkthehet në gjuhën italiane nga një përkthyes gjyqësor, i njohur nga kjo Ambasadë.
6. Shkëmbimi i email-ave me universitetin italian (në kopje të shtypur);
7. Certifikata për njohjen e gjuhës italiane ose angleze (nëse kjo kërkohet nga universiteti).
8. Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Shengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital, riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30,000 Euro.