Viza për punë me kontratë i lejon hyrjen në Itali për një kohë të kufizuar ose të pakufizuar personit që ka Autorizim (Nulla Osta) e lëshuar nga Sporteli Unik për Imigrim.
Çdo person që kërkon vizë për të hyrë në Itali për punë me kontratë duhet të paraqitet personalisht në Sportelin e Vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në datën dhe orën e caktuar për të dorëzuar “formularin e kërkesës për vizë” me një fotografi sipas standardeve ICAO, të plotësuar në të gjitha pjesët me shkronja të mëdha.
Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:
- Pasaporta, e vlefshme për të paktën 3 muaj pas skadimit të vizës së kërkuar;
- Autorizimi (Nulla Osta) i lëshuar në datë jo më të hershme se 6 muaj nga Sporteli Unik për Imigrim.
- Dokumentacion që vërteton në mënyrë të plotë dhe të verifikueshme përvojat e punës së kryera dhe që dëshmon zotërimin e aftësive të deklaruara (p.sh.: certifikata pune, paga, letra shoqëruese ose referenca, etj.).
- Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar për periudhën e parë të qëndrimit në Itali, i vlefshëm për zonën Schengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital, riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30.000 Euro.