Viza për trajtim mjekësor i lejon hyrjen në Itali personit që ka nevojë për trajtim mjekësor në institucionet shëndetësore publike dhe private italiane të akredituara, si edhe personit që e shoqëron atë.
Çdo person që kërkon vizë për të hyrë në Itali për trajtim mjekësor duhet të paraqitet personalisht në Sportelin e Vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në datën dhe orën e caktuar për të dorëzuar “formularin e kërkesës për vizë” me një fotografi sipas standardeve ICAO, të plotësuar në të gjitha pjesët me shkronja të mëdha.
Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme me një kopje të tyre:
- Pasaporta, e vlefshme për të paktën 3 muaj pas skadimit të vizës së kërkuar;
- Formulari i vizës: për qëndrim deri në 90 ditë duhet të plotësoni formularin e vizës së llojit C, për qëndrim më të gjatë se 90 ditë, kërkohet formulari i vizës së llojit D. Të dy formularët janë në dispozicion falas në hyrje të Ambasadës;
- Certifikata e diagnozës së pacientit e lëshuar nga Klinika përkatëse e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e përkthyer në gjuhë italiane nga një përkthyes gjyqësor i njohur nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, që vërteton se trajtimi që konsiderohet i nevojshëm nuk mund të bëhet në Kosovë;
- Deklarata e strukturës spitalore italiane që tregon:
- llojin trajtimit mjekësor;
- datën e fillimit të trajtimit mjekësor;
- kohëzgjatjen e tij;
- koston financiare për trajtimin mjekësor (DRG);
- Konfirmimi i transferimit të paradhënies prej 30% të shumës së shpenzimeve të nevojshme për trajtimin mjekësor;
- Dokumente që dëshmojnë mjetet financiare të mjaftueshme në Itali për të paguar pjesën e mbetur prej 70% të shpenzimeve mjekësore, të ushqimit dhe strehimit jashtë strukturës shëndetësore dhe riatdhesimit të pacientit dhe shoqëruesit (dëshmia e pagës, fidejusion bankar);
- Dokumente lidhur me qëndrimin në Itali: rezervimi i hotelit ose deklarata e mikpritjes për shoqëruesin e nënshkruar nga personi fizik ose juridik, italian ose i huaj me qëndrim të rregullt në Itali, së cilës i bashkëngjitet fotokopja e letërnjoftimit ose lejes së qëndrimit në Itali nëse garantuesi nuk është shtetas italian;
- Dokumente që dëshmojnë mjetet e transportit: bileta e avionit kthyese, nëse udhëtoni me makinë, fotokopja e dokumenteve të automjetit;
- Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Schengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital, riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30,000 Euro;
- Vetëm për të miturit nën 18 vjeç:
- certifikate lindjeje e të miturit e legalizuar nga Agjencia për regjistrim Civil, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës;
- pëlqimi i prindërve për të dalë jashtë Kosovës, që jepet përpara zyrtarit të vizave në Ambasadës e Italisë në Prishtinë me anën e një deklarate që të dy prindërit ose prindi që rri në Kosovë) duhet të nënshkruajnë personalisht në prani të zyrtarit ose te noteri.
KUJDES: dokumentet e lartpërmendura vlejnë vetëm për trajtimin mjekësor të mbuluar me shpenzime personale. Për rastet humanitare pikat 4 dhe 5 zëvendësohen nga Vendimi Regjional (Delibera Regionale) që merr përsipër shpenzimet.
Në rast emergjence, nuk do të kërkohet pagesë shtesë.