Viza për familjarë të shtetasit të BE-së lejon hyrjen në Itali të personit që sipas dekretit ligjor 30/2007 është anëtar i familjes së një qytetari të BE-së që banon në Itali. Personat që kanë këtë të drejtë janë:
– bashkëshorti/bashkëshortja;
– partneri/partnerja që ka lidhur martesë me shtetasin e BE-së dhe e kanë regjistruar në njërin prej shteteve anëtare të BE-së;
– pasardhësit e drejtpërdrejtë të bashkëshortit/bashkëshortes apo partnerit/partneres, nën moshën 21 vjeç, ose personat nën përkujdesje të tyre;
– paraardhësit e drejtpërdrejtë të bashkëshortit/bashkëshortes ose partnerit/partneres, nën përkujdesje te tyre;
Secili banor i Kosovës i cili kërkon vizë hyrëse në Itali si familjar i shtetasit italian ose të BE-së, banues në Itali, duhet të paraqitet personalisht pranë Sportelit të vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në ditën e orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e aplikimit për vizë”, të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja mëdha shtypi dhe me dy fotografi sipas standardit ICAO.
Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:
1. pasaporta e vlefshme të paktën 3 muaj nga data e lëshimit të vizës së kërkuar;
2. kopja e regjistrimit të martesës në komunen e vendbanimit të bashkëshortit/es në Itali;
3. deklarata origjinale e akomodimit në Itali, e plotësuar, datuar dhe nënshkruar nga ftuesi;
4. fotokopja e letërnjoftimit të shtetasit të BE-së;
5. certifikata përmbledhëse(vendbanimi, shtetësia, gjendja civile), origjinale, e lëshuar nga komuna e vendbanimit të shtetasit të BE-së, më datë jo më të hershme se 6 muaj;
6. dokumente të gjendjes civile që vërtetojnë lidhjen familjare me shtetasin italian:
– bashkëshort/e: certifikata e martesës, e lëshuar nga Komuna përkatëse me datë jo më të hershme se 6 muaj, e legalizuar nga Departamenti i Gjendjes Civile në Prishtinë;
– prind: certifikata e lindjes e lëshuar nga Komuna përkatëse, me datë jo më të hershme se 6 muaj, e legalizuar nga Departamenti i Gjendjes Civile në Prishtinë;
– djalë/vajzë: certifikata e lindjes e lëshuar nga Komuna përkatëse me datë jo më të hershme se 6 muaj, e legalizuar nga Departamenti i Gjendjes Civile në Prishtinë;
7. deklarata mbi bashkësinë familjare, e lëshuar nga Komuna përkatëse me datë jo më të hershme se 6 muaj, e legalizuar nga Departamenti i Gjendjes Civile në Prishtinë;
Kujdes: në këtë dokument duhet të pasqyrohet gjendja familjare e vërtetë, pavarësisht faktit se në të mund të jenë të pranishëm edhe familjarë që nuk duhet të shkojnë për në Itali.
***Bashkim me prindin shtetas i BE-së me vendbanim në Itali: të miturit që udhëtojnë vetëm, duhet ta kenë edhe pëlqimin për dalje të përhershme jashtë shtetit, nga ana e prindit që rri në Kosovë, të lëshuar dhe nënshkruar para zyrtarit për viza të kësaj Ambasade ose te noteri.
***Bashkim me djalin/vajzën shtetas i BE-së me vendbanim në Itali: vërtetimin e pensionit (nëse aplikuesi është në pension), kontratën e punës (nëse aplikuesi punon), vërtetimin e papunësisë (nëse aplikuesi është i papunë); certifikatën e vendbanimit të fëmijëve në Kosovë, të lëshuar nga komuna përkatëse dhe kopjet e lejeve të qëndrimit (nëse fëmijët jetojnë jashtë Kosovës).