Viza për biznes lejon hyrjen në Itali, si destinacion kryesor, ose në shtete tjera të hapësirës Schengen, për qëllime ekonomike dhe tregtare.
Shtetasit e vendeve të treta që banojnë në Kosovë, të cilët, sipas shtetësisë së tyre, kanë nevojë për vizë për të hyrë në Itali për biznes, duhet të paraqiten personalisht në Sportelin e Vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë në datën dhe orën e caktuar për të dorëzuar “formularin e kërkesës për vizë” me një fotografi sipas standardeve ICAO, të plotësuar në të gjitha pjesët me shkronja të mëdha.
Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme me një kopje të tyre:
-
- Pasaporta, e vlefshme për të paktën 3 muaj pas skadimit të vizës së kërkuar;
- Formulari për vizë: për qëndrim deri në 90 ditë, duhet të aplikoni për vizë vetëm nëse është e nevojshme. Mund të verifikoni nëse është e detyrueshme në faqen Viza për Itali. Në këtë rast, duhet të plotësohet formulari për vizën e llojit C, së bashku me rezervimin e fluturimit (biletë kthimi) dhe sigurimin shëndetësor.
- Dokumentet që vërtetojnë regjistrimin e kompanisë vendore në Kosovë si operator ekonomik-tregtar (origjinal dhe fotokopje): certifikata e biznesit, informata për biznesin, certifikata e TVSH-së, certifikata e shërbimit doganor, certifikata e numrin fiskal, vërtetim nga Administrata Tatimore e Kosovës (origjinal) ku të vërtetohet që kompania nuk është në borxh;
- Dokumentet për udhëtim dhe qëndrim në Itali: ftesë për biznes e nënshkruar dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i kompanisë italiane, me kopje të letërnjoftimit të ftuesit dhe letër konfirmimi nga punëdhënësi, që justifikon nevojën e udhëtimit.
Ftesa duhet të dërgohet në email-in visti.pristina@esteri.it me certifikatën e Dhomës së Tregtisë (Visura Camerale), të lëshuar në datë jo më të hershme se 6 muaj.
Për informacione të mëtejshme vizitoni faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme. (Kujdes: pavarësisht dërgimit të ftesës nga kompania italiane ftuese duhet të keni një kopje të saj gjatë procedurës të aplikimit; - Dokumentet që vërtetojnë marrëdhëniet ekonomike-tregtare me kompaninë italiane: faturat dhe DUD-at e 4 importeve të fundit (origjinal dhe fotokopje);
- Dokumentet lidhur me qëndrimin në Itali: rezervimin e hotelit – nëse nuk është saktësuar në ftesë;
- Dokumente lidhur me gjendjen sociale dhe profesionale në Kosovë:– Vetëm për punëtorët me kontratë: kontrata e punës, vërtetim i punëdhënësit ku tregohen qartë: data e fillimit të punës, kualifikimi profesional dhe rroga mujore (nëse dokumenti origjinal nuk është në gjuhën angleze ose italiane, atëherë duhet të përkthehet në gjuhën italiane nga një përkthyes gjyqësor, i njohur nga kjo Ambasadë), si edhe vërtetimi i lëshuar nga Administrata Tatimore për kontributet për pension dhe tatimit në burim.
- Dokumentet lidhur më gjendjen ekonomike dhe financiare në Kosovë:
– pasqyra bankare origjinale (jo e fotokopjuar/skanuar) e llogarisë personale/familjare/e biznesit e lëshuar nga banka në datë jo më të hershme se 6-muaj;– fotokopje e kartelave bankare;Kujdes: Ju duhet të fotokopjoni dhe dorëzoni vetëm pjesën e përparme të kartelës. - Dokumentet që vërtetojnë qëndrime të mëhershme në hapësirën Schengen: fotokopje e vizave Schengen;
- Dokumentet lidhur me mjetet e transportit: bileta e avionit vajtje/ardhje, nëse udhëtoni me makinë, fotokopja e dokumenteve të automjetit;
- Sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Shengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital dhe riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30.000 Euro.
Në rast emergjence, nuk do të kërkohet pagesë shtesë.