Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Lajme

Futni parametrat e kërkimit tuaj
Reset
29 April 2023
Regjistrimet për vitin akademik 2023-2024: Qarkorja MUR dhe hapja e afateve të pararegjistrimit

Qarkorja MUR në lidhje me procedurat për hyrjen, qëndrimin, regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë dhe njohjen përkatëse të titujve të sudimeve, për drejtimet e arsimit të lartë në vitin akademik 2023/2024, është publikuar më poshtë (dokumentet mund t’i gjeni edhe në portalin Universitaly – https://www.universitaly.it/). Qarkorja 2023/2024 (italisht) Qarkorja 2023/2024 (anglisht) – do të publikohet së […]

Lexo më shumë
4 April 2023
Programi “Aftësitë Digjitale për të Gjithë”: aplikime on-line deri më 24 prill 2023

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit dhe Administratës Lokale dhe RIT Kosovë (A.U.K) me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italiane shpalli thirrjen për aplikime në kuadër të programit Aftësi digjitale për të gjithë (DS4A). RRETH DS4A Nisma e cila […]

Lexo më shumë
4 April 2023
Fjalimi i Ministrit të Jashtëm Tajani: “Angazhimi italian për integrimin e Ballkanit në BE” (Il Messaggero)

Ballkani nuk mund të presë më. Rinisja e aksionit italian në rajon, të cilin qeveria jonë e nisi me Konferencën e Triestes, më 24 janar, gjeti një fazë tjetër të rëndësishme në takimin ministror në Romë dje, të hënën, 3 prill. Së bashku me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë […]

Lexo më shumë
27 March 2023
Bonne, Plötner, Talò: «Koha për vendimmarrje: Mundësia evropiane për Serbinë dhe Kosovën »

Udhëheqësit tanë – Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni – na kanë ngarkuar me detyrën t’i ofrojmë mbështetjen tonë Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Borrell dhe Emisarit të Posaçëm të BE-së Miroslav Lajčák për të çuar normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës për një hap të madh […]

Lexo më shumë
24 March 2023
Deklarata e QUINT-it për zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill 2023

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara pranojnë se, pas shtyrjes së zgjedhjeve lokale në dhjetor 2022, zgjedhjet për katër kryetarë të komunave dhe për dy asamble komunale do të mbahen më 23 prill 2023, në përputhje me kërkesat ligjore. Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të […]

Lexo më shumë
14 March 2023
Hapësirë dhe qëndrueshmëri: në Prishtinë ekspozita “Looking Beyond”, 20 mars – 14 prill

Një vit pas rihapjes për publikun, Observatori Astronomik i Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë organizon ekspozitën e pamjeve satelitore “Looking Beyond – Duke parë përtej”, promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane me kontributin e Agjencisë Italiane të Hapësirës (ASI) dhe të kompanive e-GEOS dhe Telespazio, aktive në fushën e […]

Lexo më shumë
11 March 2023
Dita e Dizajnit Italian në Kosovë: forum me studentë. Fushata promovuese nga ITA

Me rastin e Ditës së Dizajnit Italian 2023, Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës”Hasan Prishtina” do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët me studentë nga Fakultetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, bashkërisht me përfaqësues të profesionistëve të fushës. Në bashkëbisedim me ta për recensionin e këtij viti — “Cilësia që ndriçon – Energjia […]

Lexo më shumë
9 March 2023
Kosovë-Serbi, intervistë me Amb. De Riu: Propozimi evropian është kompromisi më i mirë i mundshëm

“Ajo që është në qendër të negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe që ne si Itali e mbështesim fuqishëm është një marrëveshje pragmatike, e cila merr parasysh situatën aktuale. Është domosdoshmërisht një kompromis, por, sinqerisht, është kompromisi më i mirë që mund të arrihet në kushtet ekzistuese”. Kështu ka thënë ambasadori i Italisë në […]

Lexo më shumë
23 February 2023
Teatri La Scala në Milano: bursa studimi për Akademinë e Arteve Performuese. Aplikimet deri më 19 maj

Akademia e Arteve dhe Arteve Performuese e Teatrit La Scala në Milano, në kuadër të një marrëveshjeje me Ministrinë e Jashtme të Italisë, ofron bursa studimi për studentët ndërkombëtarë që duan të ndjekin “Kursin e përsosjes në këndim lirik”. Për periudhën dyvjeçare 2023-2025, ofrohen deri në 10 bursa studimi, për të cilat, njoftimi përkatës i […]

Lexo më shumë
17 February 2023
Presidenti Mattarella Kosovës: “Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje mes palëve të pranohet”

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, në një mesazh urues për kolegen kosovare Vjosa Osmani, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, bëri thirrje për normalizim të shpejtë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke ritheksuar mbështetjen e Italisë për perspektivën e integrimit evropian të Kosovës. Siç njoftoi Presidenca në Prishtinë, në një komunikatë për […]

Lexo më shumë