Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Viza

 

Viza

NJOFTIM I RËNDËSISHËM: Me Urdhëresë të Ministrit të Shëndetësisë të datës 22 shkurt 2022, data 1 mars 2022 (deri më 31 mars 2022) janë eliminuar listat e vendeve dhe janë uniformuar rregullat për hyrjen në Itali.

Për më shumë informacione vizito: Emergjenca COVID-19 (Coronavirus): udhëzime nga autoritetet kosovare dhe italiane 

 

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Shtetasit e Kosovës, për të hyrë në Itali kanë nevojë për vizë hyrëse. Në portalin Viza për Itali mund të verifikohet lloji i vizës së kërkuar.

E RËNDËSISHME: edhe në rast të lëshimit të vizës, autoritetet kufitare mund t’i refuzojnë hyrjen shtetasit të huaj, që nuk i plotëson të gjitha kushtet e legjislacionit në fuqi.

Viza e lëshuar nga Përfaqësitë italiane jashtë vendit lejon hyrjen, për tranzit ose për qëndrim të shkurtër (deri në 90 ditë) në Itali, si dhe në Vendet e tjera që zbatojnë Konventën e Shengen-it dhe emërtohet "Viza Shengen uniformë" (VSU). Në mënyrë të ngjashme, VSU e lëshuar nga Përfaqësitë diplomatike-konsullore të Vendeve tjera që zbatojnë Konventën, lejon hyrjen në territorin italian.

Viza hyrëse për qëndrim të gjatë (mbi 90 ditë) emërtohet "Vizë Kombëtare" (VN) dhe lejon hyrjen për qëndrim të gjatë në territorin e hhtetit që ka lëshuar vizën dhe, me kusht që të jetë e vlefshme, lejon lëvizjen e lirë për një periudhë jo më të gjatë se 90 ditë brenda gjashtë muajsh në territorin e shteteve të tjera anëtare.

Ambasada ofron mundësinë e caktimit të terminit në mënyrë të direkte dhe falas për të gjithë aplikuesit për vizë, përmes faqës Prenot@amiKy shërbim është tërësisht falas dhe i shfrytëzueshëm direkt nga secili qytetar dhe nuk kërkon asnjë lloj ndërmjetësimi të palëve të treta. Prandaj, asnjë agjenci apo ndërmjetësues nuk është i autorizuar nga Ambasada për të ofruar shërbime të jashtme. Cilido ndërmjetësim i mundshëm nga palët e treta nuk është i autorizuar nga kjo Ambasadë dhe si i tillë është keqpërdorim: për këtë arsye ftojmë palët e interesuara që të bëjnë kallëzim tek Autoritetet kompetente të Kosovës.

Sektori i Vizave i Ambasadës së Italisë në Prishtinë mund të kontaktohet në email-nt: visti.pristina@esteri.it

Për informata pë hyrje dhe qëndrimi në Itali, vizitoni faqen e MPJBN.

Këtu mund te shkarkoni formularin e harmonizuar të aplikimit për vizë.

Këtu mund të shkarkoni modelin se si plotësohet formulari në mënyrë të saktë.

Modelet e ftesave në vijim: 

Modeli i deklaratës së garancisë e/apo akomodimit

Modeli i ftesës për biznes

Informatat për llojet e vizave në vijim:

vizë për biznes

vizë për trajtim mjekësor

vizë për studim

vizë për familjarë të shtetasit të BE-së

vizë për garë sportive

vizë me ftesë zyrtare

vizë për punë me kontratë

vizë për mision

Vizë për bashkim familjar me personin me vendbanim ne Itali jo shtetas italian ose i BE-së

vizë për rihyrje në territorin kombëtar

vizë për turizëm

vizë për investitorë

Për të aplikuar për viza të tjera, që nuk janë të përfshira në listën e më lartë, duhet të kontaktoni paraprakisht Sektorin e Vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë.

Llojet e vizave, për të cilat kërkohet konsultimi parapak janë: punë autonome, arsye ftare, transport, birësim, diplomatike, studim, vendbanim, tranzit aeroportual dhe pushim-punë.

 

MBROJTJA E PERSONAVE FIZIKË LIDHUR ME TRAJTIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE ME QËLLIM DHËNIEN E VIZËS HYRËSE PËR NË ITALI DHE NË ZONËN SHENGEN

Informacion për mbrojtjen e personave fizikë lidhur me trajtimin e të dhënave personale me qëllim dhënien e vizës hyrëse për në Itali dhe në zonën Shengen (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (BE) 2016/679, neni 13)

 


37