Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizat

INFORMACIONE TË PERGJITHSHME

Duke filluar nga 1 janari 2024, sipas Rregullores së BE-së të datës 19 prill 2023 qytetarët e Kosovës nuk janë më të obliguar të pajisen me vizë për qëndrim aftashkurtër në zonën Shengen.

Pra, mbajtësit pasaportës biometrike të vlefshme, të lëshuar nga autoritetet e Kosovës kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në zonën Shengen për të gjitha arsyet që deri më 31.12.2023 përfshiheshin në kërkesën për vizë Shengen Uniform (VSU e tipit “C”), duke përjashtuar ato të punës, për trajtim mjekësor, bashkim familjar etj. Për këto të fundit, legjislacioni dhe procedura mbeten identike me ato të miratuara deri më tani (shih paragrafin e dedikuar më poshtë).

Kohëzgjatja e përgjithshme e qëndrimit në zonën Shengen nuk mund të kalojë 90 ditë brenda një gjashtëmujori (180 ditë), me mundësinë e hyrjeve të shumta. Gjithsej 90 ditët, gjatë gjashtëmujorit llogariten duke shtuar të gjitha ditët e pranisë në territorin Shengen, edhe ato jo të njëpasnjëshme, dhe gjashtë muajt fillojnë nga momenti i hyrjes së parë në territor. Ju lutemi mbani mend se, pasi të jetë tejkaluar kufiri i qëndrueshmërisë, mund t’i nënshtroheni një urdhri dëbimi.

I vetmi dokument që kërkohet për të hyrë në territorin Shengen është pasaporta biometrike . Megjithatë, duke pasur parasysh kostot e sistemeve të kujdesit shëndetësor në vendet e Shengenit, rekomandohet shumë ta bëni sigurimin shëndetësor përpara nisjes. Është po aq e këshillueshme që ta keni një biletë kthimi (e detyrueshme nga disa kompnai ajrore). Nëse kërkohet, shtetasi i huaj duhet të jetë gjithashtu në gjendje të dëshmojë qëllimin, kushtet dhe mënyrat e udhëtimit.

Për shtetasit kosovarë zbatohen të njëjtat rregulla që vlejnë për të gjithë qytetarët vendeve të treta, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian: nëse kërkohet nga Policia Kufitare, ata duhet të jenë në gjendje të shpjegojnë qëllimin e qëndrimit të tyre dhe të dëshmojnë akomodimin (te të afërmit, te të njohurit ose në hotel) dhe të kenë mjetet e mjaftueshme financiare në lidhje me natyrën, kohëzgjatjen e paraparë të qëndrimit dhe kostot e kthimit në vendin e origjinës siç përcaktohet nga  Udhëzimi për përcaktimin e mjeteve të jetesës për hyrjen dhe qëndrimin e të huajve në territorin e shtetit.

 

Policia Kufitare, lidhur me hyrjen e shtetasve të huaj në zonën Shengen, ka kompetencën dhe autoritetin të refuzojë shtetasit e huaj që nuk janë në gjendje të dëshmojnë si më lart dhe të paraqesin profil rreziku për sigurinë publike – kemi të bëjme me rastet e sinjalizimit në Sistemin e Informativ Shengen (SIS) me qëllim refuzimi.

Ambasada e Italisë në Prishtinë vazhdon të jetë përgjegjëse për dhënien e vizave Shengen për qytetarët që nuk janë shetasë kosovare, që janë të obliguar të pajisen me vizë dhe që janë me qëndrim të ligjshëm në Kosovë. Në portalin “Viza për Italimund të verifikoni llojin e vizës së nevojshme.

Viza hyrëse me qëndrim të gjatë (që i kalon 90 ditë) quhet “Vizë Kombëtare” (VN) dhe lejon hyrjen për periudha të gjata në territorin e shtetit që ka lëshuar vizën dhe, përderisa është e vlefshme, lejon lëvizjen e lirë për një periudhë jo më shumë se 90 ditë në gjashtëmuaj në territorin e Shteteve të tjera anëtare.

 

TERMINET

Ambasada ofron mundësinë e caktimit të terminit për të gjithë aplikuesit për vizë, përmes portalit Prenot@ami.

Ky shërbim është tërësisht falas dhe i shfrytëzueshëm direkt nga çdo qytetar dhe nuk kërkon asnjë lloj ndërmjetësimi të palëve të treta. Asnjë agjenci ose ndërmjetësues nuk është i autorizuar nga Ambasada për të ofruar shërbime të jashtme. Prandaj, çdo lloj ndërmjetësimi nga palë të treta nuk është i autorizuar nga Ambasada: ftojmë palët e interesuara ta denoncojnë te Autoritetet kompetente të Kosovës.

Seksioni i vizave i Ambasadës së Italisë mund të kontaktohet me e-mail (visti.pristina@esteri.it ) ose me telefon (+383.38244295 – 112/110; e hënë – e premte, 15.00-17.00).

DETAJE:

Për informacione mbi hyrjen dhe qëndrimin në Itali, vizitoni faqen e internetit të MAECI.

Në portalin “Viza për Itali, përmes një procedure të udhëzuar, bazuar në kombësinë tuaj, Shtetin e qëndrimit, arsyet e vizitës dhe kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj, do të mund të verifikoni nëse duhet të aplikoni për vizë hyrëse për Itali.

Formulari i aplikimit për vizë Shengen

Formulari kombëtar i aplikimit për vizë Kombëtare

Këtu mund të shkarkoni modelin se si plotësohet formulari në mënyrë të saktë.

Modelet e ftesës:

Modeli i deklaratës së mikpritjes

Modeli i ftesës për biznes

 

Informatat për llojet e vizave në vijim:

vizë për trajtim mjekësor

vizë bashkimi familjar me personin rezident në Itali që nuk është shtetas italian ose i BE-së

vizë për punë me kontratë

vizë për studim