Për informacione rreth hyrjes dhe qëndrimit në Itali, vizitoni faqen e internetit të MAECI.
Në portalin “Viza për Itali”, përmes një procedure të udhëzuar, bazuar në kombësinë, shtetin e qëndrimit, arsyet e vizitës dhe kohëzgjatjen e qëndrimit, do të mund ta kuptoni nëse duhet të aplikoni për vizë hyrëse për Itali.
Formulari i aplikimit për vizë Schengen
Formulari kombëtar i aplikimit për vizë Kombëtare
Modelet e ftesës:
INFORMACIONE TË PERGJITHSHME
Që nga 1 janari 2024, sipas Rregullores së BE-së, datë 19 prill 2023 qytetarët e Kosovës nuk janë më të obliguar të pajisen me vizë për qëndrim afatshkurtër në zonën Schengen.
Mbajtësit pasaportës biometrike të vlefshme, të lëshuar nga autoritetet e Kosovës kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen për të gjitha arsyet që deri më 31.12.2023 përfshiheshin në kërkesën për vizë Schengen Uniform (VSU e tipit “C”), duke përjashtuar ato të punës, për trajtim mjekësor, bashkim familjar etj. Për këto të fundit, legjislacioni dhe procedura mbeten identike me ato të miratuara deri më tani (shih paragrafin e dedikuar më poshtë).
Kohëzgjatja e qëndrimit në zonën Schengen nuk mund të jetë më shumë se 90 ditë brenda një gjashtëmujori (180 ditë), me mundësinë e hyrjeve të shumta. 90 ditët gjithsej, brenda periudhës gjashtëmujore, llogariten duke i mbledhur të gjitha ditët e pranisë në territorin Schengen, edhe nëse nuk janë të njëpasnjëshme, dhe gjashtë muajt fillojnë nga momenti i hyrjes së parë në territor. Duhet ta keni parasysh se, pasi të jetë tejkaluar kufiri i qëndrimit, mund të jeni subjekt i një mase dëbimi.
I vetmi dokument që kërkohet për të hyrë në territorin Schengen është pasaporta biometrike . Megjithatë, duke pasur parasysh kostot e sistemeve të kujdesit shëndetësor në vendet e Schengenit, këshillohet ta bëni sigurimin shëndetësor përpara nisjes. Është po aq e këshillueshme që ta keni një biletë kthimi (e detyrueshme nga disa kompani ajrore). Nëse kërkohet, shtetasi i huaj duhet të jetë gjithashtu në gjendje të dëshmojë qëllimin, kushtet dhe mënyrat e udhëtimit.
Për shtetasit kosovarë zbatohen të njëjtat rregulla që vlejnë për të gjithë qytetarët vendeve të treta, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian: nëse kërkohet nga Policia Kufitare, ata duhet të jenë në gjendje të shpjegojnë qëllimin e qëndrimit të tyre dhe të dëshmojnë akomodimin (te të afërmit, te të njohurit ose në hotel) dhe të kenë mjetet e mjaftueshme financiare në lidhje me natyrën, kohëzgjatjen e paraparë të qëndrimit dhe kostot e kthimit në vendin e origjinës siç përcaktohet nga Udhëzimi për përcaktimin e mjeteve të jetesës për hyrjen dhe qëndrimin e të huajve në territorin e shtetit.
Policia Kufitare, lidhur me hyrjen e shtetasve të huaj në zonën Shengen, ka kompetencën dhe autoritetin të refuzojë shtetasit e huaj që nuk janë në gjendje të dëshmojnë si më lart dhe të paraqesin profil rreziku për sigurinë publike – bëhet fjalë për rastet e sinjalizimit në Sistemin e Informativ Shengen (SIS) me qëllim refuzimi.
Ambasada e Italisë në Prishtinë vazhdon të jetë përgjegjëse për lëshimin e vizave Schengen për qytetarët që nuk janë shtetas kosovarë, që janë të obliguar të pajisen me vizë dhe që janë me qëndrim të ligjshëm në Kosovë. Në portalin “Viza për Itali” mund të verifikoni llojin e vizës së nevojshme.
Viza hyrëse me qëndrim të gjatë (më shumë se 90 ditë) quhet “Vizë Kombëtare” (VN) dhe lejon hyrjen për periudha të gjata në territorin e shtetit që ka lëshuar vizën dhe, përderisa është e vlefshme, lejon lëvizjen e lirë për një periudhë jo më shumë se 90 ditë në gjashtëmujor në territorin e Shteteve të tjera anëtare.
TERMINET
Ambasada ofron mundësinë e caktimit të terminit për të gjithë aplikuesit për vizë, përmes portalit Prenot@ami.
Ky shërbim është tërësisht falas dhe i shfrytëzueshëm direkt nga çdo qytetar dhe nuk kërkon asnjë lloj ndërmjetësimi të palëve të treta. Asnjë agjenci ose ndërmjetësues nuk është i autorizuar nga Ambasada për të ofruar shërbime të jashtme. Prandaj, çdo lloj ndërmjetësimi nga palë të treta nuk është i autorizuar nga Ambasada: ftojmë palët e interesuara ta denoncojnë te Autoritetet kompetente të Kosovës.
Seksioni i vizave i Ambasadës së Italisë mund të kontaktohet me e-mail (visti.pristina@esteri.it ) ose me telefon (+383 38244925 – 112/110; e hënë – e premte, ora 15.00-17.00).
NJOFTIM
Obligimi për Vizë për Tranzit Ajror në Zonën Shengen
Ju njoftojmë se, në bazë të rregulloreve në fuqi, të gjithë shtetasit e vendeve të mëposhtme janë të obliguar të kërkojnë vizë edhe vetëm për tranzit në aeroportet që ndodhen në territorin e vendeve të Zonës Shengen: Afganistani, Bangladeshi, Republika Demokratike e Kongos, Eritrea, Etiopi, Gana, Irani, Iraku, Nigeri, Pakistani, Somalia, Sri Lanka.
Obligimi për Vizë për Tranzit Ajror në Itali
Përveç shtetasve të përmendur në njoftimin e mëparshëm, për tranzit në aeroportet që ndodhen në Itali, është e obligueshme kërkesa për vizë tranziti edhe për shtetasit e vendeve të mëposhtme: Senegal, Siri.
Gjithashtu, duke filluar nga data 1 shkurt 2025, obligimi për vizë për tranzit aeroportual në Itali do të shtrihet edhe për shtetasit e: Taxhikistanit, Uzbekistanit.
Informatat për llojet e vizave në vijim:
vizë bashkimi familjar me personin rezident në Itali që nuk është shtetas italian ose i BE-së